37 vite më parë… Milani emocionon me përvjetorin e Silvio Berlusconit (pamjet)

24 Mars 2023
11:10
Alfred Lleshi
back button

Një përvjetor i rëndësishëm për Milanin, duke qenë se pikërisht 37 vite më parë, klubi kuqezi u ble nga Silvio Berlusconi. Në 31 vitet e tij në krye të “Djallit”, kavalieri ka fituar gjithsej 29 trofe, duke përfshirë 8 tituj të Serie A dhe 5 Champions League. Milani përmes rrjeteve sociale ka dashur ta festojë përvjetorin me një video.

Sezoni i Milanit ishte, të paktën për sa iu përket garave në territorin italian, disi zhgënjyes dhe nën pritshmëritë. Superkupa e humbur keq ndaj Interit 3-0, eliminimi në 1/8 finale të Kupës së Italisë në duart e Torinos me 10 lojtarë në “San Siro” dhe momentalisht vendi i katërt në kampionat, me -23 pikë nga liderët e Napolit.

Problemet – Nëse këto rezultate varen nga shumë variabla brenda skuadrës, duhet theksuar se Stefano Pioli, një nga arkitektët kryesorë të titullit të sezonit të kaluar, nuk po arrin t’i japë një kthesë vendimtare sezonit aktual të kuqezinjve si nga pikëpamja e mentalitetit, ashtu edhe nga ana e lojës.

Milani nuk duket më, shumë shpesh, Milani i Piolit: i varfër në taktika dhe ide, i dobët në shpirt dhe i zbrazur nga uria. Por a është faji vetëm i trajnerit? Sigurisht që jo, edhe nëse, po aq me siguri mund të thuhet se trajneri nga Emilia ka defektet e tij dhe së fundmi ato janë mjaft të dukshme.

Jo në diskutim – Pavarësisht kësaj, pozicioni i Piolit te Milani nuk është, për momentin, në diskutim shumë të fortë. Është e qartë se, dhe kjo vlen për të gjithë, bilancet do të bëhen në fund të sezonit për cilindo, me dallimin e qartë të kualifikimit në Ligën e Kampionëve të ardhshme.

Nuk mund të përjashtohet mundësia që, nëse Milani do të vazhdojë me këtë ritëm dhe rënie të shpirtit e rezultateve, të bëhet pak reflektim. Megjithatë, është shumë herët për të folur për këtë. Te Milani janë të gjithë me Piolin, edhe për shkak të një çështjeje kontraktuale të zgjatur së fundmi deri në vitin 2025.

Janë dy muajt e fundit të sezonit për t’u luajtur, ato më të rëndësishmit, ndaj kërkohet qetësi psikologjike dhe lojtarët në maksimum. Rrugëtimin kuqezi më tej, bashkë me fatin e Piolit, do ta shohim dhe gjykojmë nga fundi i majit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit