4 euro bileta, 40 mijë tifozë të pranishëm në garën turke

18 Shtator 2020
9:09
Gentian Spiri

Më 15 nëntor, pas 9 vitesh, botërori i Formula 1 rikthehet në Turqi, ku në pistën e “Istanbul Park” do të zhvillohet gara e 14-të sezonale. Kjo garë do të zhvillohet me tifozë.

Sipas organizatorëve të garës turke, në vetëm 6 orë janë shitur 40 mijë bileta, duke u bërë gara e parë sezonale që arrin kaq shumë tifozë. Në Mugello, të dielën e kaluar, ishin të pranishëm vetëm 3000 tifozë.

Sipas organizatorëve të garës turke pritet që deri më 15 nëntor numri i tifozëve të jetë më i madh. Kjo edhe për shkak të çmimeve të lira të biletës: 4 euro për një ditë dhe 10 euro për 3 ditë (e premte-e diel).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit