“4 herë në muaj s’mjafton”, Simeone dhe jeta intime e lojtarëve: Nuk do të luajnë ata që…

2 Qershor 2023
17:10
Denis Hakanaj
back button

Futbolli modern i ka hapur dyert gossip-it. Këto janë kohët e Ëanda Nara dhe Mauro Icardi, që kanë zbuluar se bëjnë edhe 12 herë në ditë.

Zhveshjet kanë filluar me David Beckham dhe Victoria Adams, të tjerët kanë ndjekur. Ronaldinho ka rrëfyer se gjatë grumbullimeve me ekipet provoheshin më shumë orgazma sesa taktika, Cassano ka thënë se kur luante te Real Madrid, dhoma e tij dukej si një stacion treni.

Bobo Vieri ka shpjeguar pse paraqitej gjithmonë në stërvitje i buzëqeshur: “E bëja çdo ditë para çdo stërvitje”.

Jo të gjithë trajnerët janë dakord me aktivitetin seksual intensiv të futbollistëve. Megjithatë, ka aedhe nga ata që shkojnë kundër rrymës. Trajneri i Atletico Madrid, Deigo Simeone është në favor të aktivitetit seksual të lojtarëve të tij.

Gjatë një interviste të dhënë për programin El Partitazo de Cope në Cadena Cope, argjentinasi ka dhënë mendimin e tij në përgjithësi për futbollin duke folur edhe për seksin.

Kur i është thënë se femrat spanjolle bëjnë seks 56 herë në vit, Simeone ka tundur kokën: “Domethënë rreth 4 herë në muaj. Unë nuk jam spanjoll, por argjentinas, lojtarët e mi që e bëjnë katër herë në muaj nuk luajnë”, ka thënë duke qeshur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit