4 penallti të humbura, Guardiola: “Atëherë do ta shënjestrojmë njërën”

23 Shkurt 2020
0:14
back button

Pas fitores së rëndësishme të arritur në transfertë ndaj Leicester, trajneir Manchester City, Pep Guardiola komentoi për mediat suksesin e radhës, duke analizuar “mallkimin” e penalltive dhe prag sfidën me Real Madrid në Champions League.

“Përgatitjet pas 12 ditë pushimi ishin të mira. Kemi luajtur dy ndeshje të mira dhe është bukur të përgatitesh për në Madrid me kundërshtarë të fortë si Leicester. Do të ndeshemi me mbretërit e kompeticionit. Të shohim, do të tentojmë të zbavitemi dhe të bëjmë lojën tonë”.

“Kemi gabuar 4 penallti radhazi, por mbase do të shënjestrojmë një 11-metërsh kur të kemi nevojë për të fituar diçka dhe nuk do të gabojmë. Edhe portierët janë të mirë, por tjetrën do ta shënojmë”.

 “Mendoj se do të jetë për ndeshjen ndaj Real Madrid. Ky lloj dëmtimi është disi i rrezikshëm. Ai ndihet shumë mirë, por doktori tha se nevojiten 3 javë dhe nuk kemi dashur të rrezikojmë sot. Gjithsesi do ta duam për të dyja ndeshjet kundër Real Madrid”, deklaroi Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit