4 vite më parë mendoi tërheqjen nga futbolli, sot mund të kthehet te Milani!

13 Gusht 2019
18:48
back button

4 dhjetor 2012… Vetëm 17 vjeç, në fushë do të zbriste një futbollist i ri, me fizik të fuqishëm, i quajtur Andrea dhe me mbiemër Petagna. Produkt i fidanishtes së Milanit dhe që debutonte me ekipin e parë në ndeshje zyrtare, i aktivizuar në vend të Bojan Krkic në Champions, përballë Zenitit.

Sot, ai futbollist, që kaloi shumë peripeci dhe për të cilin Milani fitoi thuajse 5 mln euro mes shitjes së kartonit dhe sidomos bonuseve (te Atalanta) mund të kthehet kuqezi. Edhe pse, katër vite më parë, kur luante në Serie B mes Latina dhe Vicenza, mendoi të tërhiqej.

Por, shpëtimi erdhi te skuadra e Ascolit, që arriti ta merrte dhe nisi të shënonte, për të kaluar te Atalanta dhe për t’u blerë nga SPAL. Sot, agjenti i tij ishte te selia e Milanit, duke studjuar një mundësi rikthimi…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit