40 milionë euro plus bonuse, dalin shifrat e operacionit  Lewa-Barça

20 Maj 2022
14:53
Denis Hakanaj
back button

Nga njëra anë zërat e merkatos, nga tjetra qëndrimi i vendosur i presidentit të Bayern Munich. Cila do të jetë e ardhmja e Robert Lewandowski-t?

Shumë shpjet kjo pyetje do të ketë një përgjigje dhe në Poloni, ashtu si në Spanjë, duket se e kanë dhënë. Nga sa mësohet, sulmuesi i bavarezëve do të nënshkruajë me Barcelona-n për tre vitet e ardhshëm.

Sipas mediave polake dhe së përditshmes iberike Sport, shifrat janë të qarta, të paktën për sa i takon shumës që katalanasit do të derdhin tek arkat e Bayern-it.

Flitet për 40 milionë euro plus bonuse për sulmuesin kontrata e të cilit me bavarezët skadon në 2023-shin. Në ditët e ardhshme mund të arrihet marrëveshja mes palëve.

Lojtari ka shprehur më parë dëshirën e tij për të ndërruar skuadër për të provuar një eksperiencë të re dhe klubi i Xavi-t është vënë menjëherë në lëvizje. Të shohim nëse operacioni do të realizohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit