400 gara në Moto GP, reagon Rossi: Jam një gjysh që synon ende të fitojë

24 Tetor 2019
10:33
Telesport
back button

 Këtë fundjavë do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Australisë në Moto GP. Kjo do të jetë gara nr.400 në këtë kategori për pilotin italian Valentino Rossi. “Është e bukur të arrij këtë shifër, mbi të gjitha në një pistë ikonë e Moto GP. Kur debutova në këtë sport nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të arrija deri këtu”, tha Rossi.

Kur debutova në këtë sport, nëse do të shihja një pilot 40 vjeç që garonte do ta konsideroja gjysh, tani ai gjysh jam unë. Megjithatë, jam i motivuar ende për të fituar dhe kjo më bën të garoj”, u shpreh piloti italian, 9 tituj në karrierën e tij.

Kur je i ri nuk mendon se do të garosh kaq gjatë në një sport. Nuk i ke idetë e qarta, por tani është ndryshe. Kur debutova isha 17 vjeç, kisha gjithë jetën përpara. Tani jam një gjysh që ndihem po a qi ri në zemër si ata që garojnë për herë të parë. Sot, në Moto GP, duhet të vendosim për të ardhmen dy vite më herët, ndaj më duhet të mendoj edhe për vitin 2021”, tha Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit