400 herë Modric: Më shumë se 9 vite ëndrrash. Të rinjve u them…

26 Tetor 2021
15:28
Denis Hakanaj

Nuk mund të zgjidhte një moment në të mirë për të arritur 400 ndeshje me fanellën e Real Madrid.

Po flasim për Luka Modric, mesfushor i Los Blancos, i cili ka arritur shifrën e jashtëzakonshme ne El Clasico-n kundër Barcelona-s.

Një arritje historike e festuar me një fanellë speciale që presidenti Perez i ka dhuruar kroatit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luka Modric (@lukamodric10)

Në faqen e klubit madrilen mund të lexohen disa deklarata të Topit të Artë 2018:

“Është një gjë e pabesueshme dhe një krenari që kam luajtur 400 ndeshje për Real Madrid. Është një gëzim i madh. Shpresoj të vazhdoj të luaj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe të shikoj se deri në sa do të arrij”, ka thënë Modric.

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të arrijë gjithçka që kam arritur deri tani. Mund të them se kanë qenë më shumë se 9 vite ëndrrash dhe lumturie. Është diçka e pashpjegueshme”.

Më pas ka ardhur edhe një këshillë për të rinjtë:

“Të rinjve u them që t’i vënë një objektiv vetes dhe të kërkojnë ta arrijnë. Duhet të luftojnë, të besojnë te vetja, të punojnë çdo ditë për të arritur atë që duan. Me përkushtim arrihet gjithçka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit