406 ditë pa gol, sulmuesi italian del nga “tuneli”!

13 Shtator 2021
18:50
Telesport
back button

Goli i shënuar kundër Pordenone mbrëmë mund të përfaqësojë daljen nga tuneli për Roberto Inglese.

Sulmuesi i Parmës në fakt u kthye për të fryrë rrjetën pas më shumë se një viti thatësirë, kur luhej Lecce-Parma 3-4 më 2 gusht 2020 (d.m.th. 406 ditë), duke i dhënë fund një periudhe vërtet të vështirë edhe për shkak të shumë problemeve fizike të cilat e prekën atë në sezonin e fundit i cili përfundoi me zero gola në 14 paraqitje dhe një mungesë nga fusha që zgjati praktikisht të gjithë gjysmën e dytë të sezonit (vetëm 5 paraqitje dhe kurrë për më shumë se një pjesë në fushë) e cila përfundoi me rënien e duakalëve në Serie B.

Një gol që mund të nënkuptojë rilindje pas një periudhe të gjatë për të ndihmuar në rikthimin e e Parma në Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit