“5 minuta të pashpjegueshme”, De Bruyne nuk harron: Tani duhet të bëjmë vetëm një gjë

13 Maj 2022
14:16
Denis Hakanaj
back button

Pavarësisht pokerit të realizuar në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Wolves, Kevin de Bruyne nuk e ka fshehur hidhërimin e tij kur ka kujtuar eliminimin në Champions League kundër Real Madrid.

Në një intervistë të dhënë për Sky Sports, belgu është pyetur në lidhje me atë ndeshje dhe me ato minuta të fundit në të cilat klubi anglez është vënë poshtë nga Los Blancos.

“Është shumë e vështirë të shpjegohet ajo që ka ndodhur sepse kanë qenë vetëm pesë minuta të çmendura”, ka thënë De Bruyne duke iu referuar golave të shënuara nga Real-i.

“Nuk kemi luajtur keq, kanë qenë vetëm pesë minuta që nuk mund t’i shpjegoj si futbollist. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Gjithsesi, unë nuk mund të bëja asgjë nga stoli (Guardiola e kishte zëvendësuar në pjesën e dytë). Ishim pak të tronditur. Nuk është e bukur”.

Më pas, belgu ka folur për kampionatin: “Tani duhet të qëndrojmë përpara. Po kërkojmë të fitojmë titullin në Premier League dhe pavarësisht nga çdo gjë që ka ndodhur, ne duhet të vazhdojmë përpara”.

Citizens kanë edhe dy ndeshje, ato kundër West ham-it dhe Aston Villa-s, për t’u shpallur kampionë të Anglisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit