5 ndeshje pa fitore, Laçi paguan gabimet e janarit

13 Shkurt 2019
16:01
Eraldo Harlicaj
back button

Laçi bëri mjaft mirë në verë me pjesëmarrjen në Europa League pasi me trajnerin Besnik Prenga kaluan me Anorthosisin. Kurbinasit u eliminuan pas përballjes me Molden e Ole Gunnar Solskjaer-it. Të njëjtin person që humbi 0-2 ndaj PSG-së, të marten në mbrëmje. 

Kampionati nisi me hope-hope, si zakonisht për ekipin laçian, por tani skuadra kurbinase ndodhet në një moment mjaft delikat në Superiore. Skuadra e teknikut Besnik Prenga ka 5 ndeshje që nuk fiton. Një situatë shumë e keqe, pasi laçianët që pretendojnë Kupat e Europës kanë humbur 3 herë dhe kanë barazuar 2 ndeshje.  

Takimi i radhës ndaj Partizanit është prej atyre që të gozhdojnë para ekranit. Ekipi vendas nuk mund të pranojë asnjë hap fals tjetër, ndërsa të kuqtë duhet të vazhdojnë kryesimin. Presioni është në rritje, pasi një tjetër rrëshqitje në këtë sfidë thellon më shumë distancën me kreun e klasifikimit, ndërsa të kuqtë mendojnë për ngacmimet e Kukësit. 

Merkatoja e janarit nuk ishte e duhura për kurbinasit, duke u bazuar te fjalët e numrit një të stolit. Pas ndeshjes së humbur me Skënderbeun, Prenga u shpreh se u afruan lojtarë në emergjencë. Kishin nevojë për sulmues, por pritën ditën e fundit të merkatos për t'i afruar. "Nuk them që kemi gabuar në merkato, u bënë dy blerje sa për të thënë që u bënë. Kemi shumë probleme në sulm", – u shpreh tekniku. Me ekipin kurbinas u afruan në merkaton e janarit senegalezi Malick Mane dhe nigeriani Anthony Okpotu.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit