50 gola më 2023, Haaland “iu tregon targën” Kane, Mbappe dhe Ronaldo

30 Nëntor 2023
9:15
Alfred Lleshi
back button

40 gola në 35 ndeshje të Champions League, në moshën 23-vjeçare. Ata që do të donin t’i jepnin “Topin e Artë”, ndoshta nuk e kishin gabim krejtësisht, sepse viti 2023 i Erling Haaland është vërtet i jashtëzakonshëm.

Qendërsulmuesi norvegjez e “tërhoqi zvarrë” Manchester City drejt tripletës historike sezonin e kaluar (por nuk ishte vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve dhe kjo ndoshta përcaktoi suksesin e Messit për “Topin e Artë”) dhe është lojtari i parë që arrin pikën historike prej 50 golave ​​në këtë vit kalendarik (50, si golat e shënuar tashmë në Premier League).

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit i paraprin Harry Kane, i cili ka shënuar 49 gola, por do të jetë në gjendje t’i bashkohet; Cristiano Ronaldo (48 gola) dhe Kylian Mbappé (48 gola). Një kuartet fenomenesh të kontrolluar, tani për tani nga një “përbindësh” si norvegjezi.

Me golin e tij kundër Leipzig-ut, Erling Haaland jo vetëm që rihapi ndeshjen për Manchester City e tij, i cili më pas doli fitues me rezultatin 3-2, por gjithashtu shkroi një tjetër rekord në librin e madh të historisë së futbollit.

Numri 9 i skuadrës së Pep Guardiolës u bë lojtari më i ri në histori (23 vjeç e 130 ditë) që ka arritur 40 gola në Champions League. Dhe jo vetëm ky rekord. Haaland është gjithashtu lojtari që ka arritur këtë moment historik në më pak ndeshje (35).

Për të dhënë një ide se çfarë bëri ish-lojtari i Dortmundit, lojtari i dytë më i shpejtë që arriti 40 gola në Champions League ishte Ruud Van Nistelrooy, por me 10 ndeshje më shumë. Në vendin e tretë është Kylian Mbappé, me 40 gola në 59 ndeshje, ndërsa në vendin e katërt janë dy fenomene të kalibrit të Lionel Messit dhe Robert Lewandowski (40 gola në 61 ndeshje të Champions-it).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit