50 mln euro në sezon, zbulohet plani i çmendur i PSG-së

13 Shkurt 2020
15:52
Denis Hakanaj
back button

Merkato nuk fle kurrë dhe bisedat ose negociatat vazhdojnë gjatë gjithë kohës. Për këtë arsye, të gjithë klubet e mëdha duhet të punojnë edhe për të blinduar yjet e tyre.

Kjo është ajo që do të bëjë Paris Saint-Germain me Kylian Mbappe. Sulmuesi i ri francez ka mahnitur të gjithë me rritjen e jashtëzakonshme që ka patur në sezonet e fundit.

Niveli i lartë teknik dhe shpejtësia mbresëlënëse janë armët më të forta të 21-vjeçarit, që kanë bërë për vete klubet më të mëdha të Europës.

PSG ka vendosur të marrë masa. Sipas AS, kampionët e Francës duket se janë të gatshëm  ta rrisin rrogën  e Mbappe, duke e çuar deri në 50 milionë euro në sezon.

A do të mjaftojë për të blinduar kampionin e ri?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit