50 ndeshje me Juventus pa mbushur 20 vjeç, mesfushori ia kalon edhe legjendës Del Piero

18 Shtator 2023
13:26
Telesport
back button

Mesfushori Fabio Mireti duket se i ka ngjitur shpejt shkallët e hierarkisë te Juventus, duke bindur edhe trajneri Massimiliano Allegri me aftësitë e tij. I ardhur nga të rinjtë e Juventus, lojtari po luan gjithnjë e më shumë me skuadrën e parë.

Këtë sezon, Miretti numëron 3 ndeshje në kampionat me bardhezinjtë, ndërsa vjet, mes Serie A, Kupës së Italisë, Champions League dhe Europa League, ai u aktivizua në total në 40 ndeshje (realizoi edhe 3 asist).

E përditshmja italiane “Tuttosport”, nënvijëzon se mesfushori 20-vjeçar ka koleksionuar deri më sot 50 ndeshje me skuadrën e parë, që kur debutoi me Juventus, në sezonin 2021-2022. Një arritje e rëndësishme për Miretti, duke bërë më mirë se legjenda Alex Del Piero po në këtë moshë (35 ndeshje në moshën 20-vjeçare).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit