500 milionë £, zbulohet shuma e frikshme që kanë humbur klubet e mëdha nga dëmtimet

29 Shtator 2022
13:28
Denis Hakanaj
back button

Dëmtimet  i kanë kushtuar klubeve më të mira europiane një gjysmë miliardë sterlina sezonin e kaluar. Dhe skuadrat e Premier League kanë më goditurat – me një numër rekord yjesh që përfunduan në infermieri.

Sipas raportit të Indeksit të Dëmtimeve të Futbollit nga analistë dhe agjentë të sigurimeve Howden, shifrat dhe dëmtimet në Premier u rritën me 30 për qind në termin e kaluar.

Dhe ndërsa 181 prej tyre ishin mungesa të lidhura me Covid, kishte ende 1,050 dëmtime, pothuajse dyfishi i 562 në 2019-2020. Chelsea, me 97 dëmtime dhe paga të ‘humbura’ prej 29.9 milionë £, është klubi i goditur më rëndë. Dhe Howden tha se ky trend mund të ketë vendosur garën për titull.

Liverpool, që nuk ka pasur në dispozicion lojtarë në 80 raste, pësoi 13 dëmtime më shumë se Manchester City – duke humbur titullin me një pikë – dhe ka pasur vështirësi fizike në finalen e Champions League ndaj Real Madrid.

Shifrat tregojnë se Chelsea, Liverpool, Manchester United dhe City kanë humbur lojtarë për rreth 1,100 ditë në sezon. James Burrows, kreu i sportit në Howden, tha:

“Ky studim konfirmon atë që trajnerët kryesorë të klubeve kanë thënë. Dëmtimet janë në rritje në të gjithë Europën. Arsyet për këtë do të jenë objekt i shumë debateve, por studimi i gjerë i Howden tregon se ka një rritje prej 20 për qind sezon me lojtarët e dëmtuar.

“Me autoritetet e futbollit që po negociojnë aktualisht kalendarin e ndeshjeve, Indeksi i Dëmtimeve ofron një pasqyrë të thellë mbi koston njerëzore dhe financiare të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve. Ndihmon për t’iu përgjigjur pyetjes nëse luhet shumë futboll”.

Por pagat shumë të larta te Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Real kanë bërë që këto tre klube të kenë ‘koston’ më të madhe të yjeve të dëmtuar, me kampionët francezë që paguajnë 34.2 milionë £ për lojtarët që nuk kanë qenë në dispozicion për shkak të dëmtimeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit