533 mln dollarë investime në dy merkato, Chelsea nuk ndalet! “Oferta e radhës për Fernandez, por kushti bazë këstet sepse…”

back button
29 Janar 2023
21:23
Telesport

Benfica mund të dëshirojë të rrisë klauzolën e lirimit të Enzo Fernández në 150 milionë euro për të shmangur ekipe si Chelsea dhe te tjera, per ta paguar, por përpara se ta bëjnë këtë, klubi i Londres mund të bëjë një përpjekje më serioze.

César Luis Merlo i TyC Sports, i cili tregoi gjithcka që ne fillim të muajit, pohon se Chelsea e ka “informuar” Benfica-n se Chelsea eshte  “i gatshëm të përmirësojmë ofertën në 120 milionë euro” – dhe këtë herë pa asnjë lojtar në shkëmbim të pjesshëm, por ende në “keste ë ndryshme”, pasi deri tani jane shpenzuar shume para nga blute…

120 milionë euro është klauzola e lirimit (aktual) te Fernández-it, por ende hezitohet te paguhet e gjitha pasi duhet të paguhet në një shumë të madhe dhe mbart me vete implikime masive tatimore, për të cilat ne gjithashtu mund te shfaqen me vone sanksione te fair play financiar…

Ofrimi i së njëjtës shumë për Benfica-n direkt do të siguronte që ata të merrnin të njëjtën shumë në fund (megjithëse jo të gjitha menjëherë por me keste). Chelsea informoi Benfica-n se ata janë të gatshëm të përmirësojnë ofertën në 120 milion euro pa lojtarë të përfshirë, por me pagesa të ndryshme. Për momentin Rui Costa vazhdon me qëndrimin e tij për të mos e lëshuar. Futbollisti nuk reagon…

Chelsea pa një ofertë me 112 milion sterlina – 6 milion sterlina më shumë se klauzola e tij e lirimit – e refuzuar pasi ishte e strukturuar të paguhej në tre këste që arrinin 37.3 milion sterlina secila për tre vjet.

Pavarësisht se oferta e parë u refuzua, Chelsea mbajti kontakte me shoqëruesit e argjentinasit. Benfica lëshoi një deklaratë në fund të dhjetorit duke këmbëngulur se Fernandez do të qëndronte me ta deri në fund të sezonit 2022-2023.

“SL Benfica sqaron se në asnjë moment Presidenti i Klubit, Rui Costa, nuk i ka shqiptuar fjalët që po qarkullojnë në Itali nga DAZN”, tha klubi. “Benfica rithekson synimin e tij për të mbajtur lojtarin Enzo Fernández deri në fund të sezonit”.

Chelsea e ka forcuar tashmë skuadrën e tyre këtë muaj me nënshkrimet e David Datro Fofana, Benoit Badiashile, Andrey Santos, Joao Felix, Mykhailo Mudryk, Noni Madueke dhe Malo Gusto.

Chelsea tani ka shpenzuar 533 milion dollarë në vetëm dy merkato transferimi nën pronesine e Todd Boehly. Kjo është më shumë se dyfishi i asaj që çdo klub tjetër ka shpenzuar për transferime në atë kohë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit