6-1!!!!!!!!!!! Tifozeria e United braktis stadiumin, Haaland dhe Foden luajnë tenis me ndjenjat e tyre… (PAMJET)

2 Tetor 2022
16:38
Telesport
back button

Manchester City nuk ndalet dhe duket se tashme e ka kthyer ne nje ndeshje tenisi derbin ndaj Manchester United! Ne Premier League duhet ende t’i dale nje kundershtar, edhe pse Arsenal ka qene deri tani surpriza me e bukur e kampionatit me nje nisje te bukur.

Por, sigurisht, skuadra e Guardiolas eshte tjeter gje dhe me nje Haaland me shume, nje makine golash, eshte gjithcka teper e lehte ashtu si sot ne Derbin e Manchester ndaj United, qe duket se do te pesoje nje goleade.

Pas golit te shpejte te shenuar qe ne minuten e 8 nga Foden dhe pasi anglezi iu afrua dyfishimit dhe Gundogan goditi edhe traun e portes duke qene i pafat, skenen e ka mare vikingu norvegjez, Haaland!

VIDEO E GOLIT HAALAND 1

Eshte De Bruyne ai qe e gjen me sy mbyllur edhe kur duket se hapesirat jane te ngushta dhe ka shume “trafik” ne zonen e rreptesise. Nje krosim i bukur dhe Haaland qe shtrin kembet dhe vetem devijon duke hapur dhuraten e belgut.

Nje goditje kendi me pas kthehet ne rast per golin e trete dhe te dytin personal te norvegjezit. Krosim nga De Bruyne dhe sulmuesi norvegjez qe kercen dhe godet bukur. Topi del nga porta por fillimisht ka kaluar linjen dhe arbitri Olivier akordon pas sistemit te ardhur ne oren e tij per gol.

VIDEO E GOLIT HAALAND 2

Në moshën 22 vjeç e 73 ditë, Erling Haaland është lojtari i dytë më i ri që shënon në derbin e tij të parë të Mançesterit për Man City në Premier League, pas Mario Balotellit në tetor 2011 (21 vjeç 72). Tashme jane 14 gola ne Premier per Haaland dhe 3 ne Champions qe do te thote 17  vetem ne fillim te tetorit…

Por, pjesa e pare mbyllet edhe me nje tjeter gol, ai qe e nisi, Phil Foden. Nje aksion spektakolar dhe i finalizuar nga anglezi ne shtyllen e dyte duke poshteruar keshtu Djajte e Kuq qe deri tani ne mbrojtje kishin qene solid.

VIDEO E GOLIT FODEN 2

Ne pjesen e dyte, Manchester United shkurton diferencen me ane te blerjes 100 mln euroshe, Anthony, por sigurisht qe festa zgjat fare per djemte e Ten Hag pasi eshte serish “uragani” Haaland ai qe shenon dhe tashme ploteson keshtu 3 hat-trick ne Premier League ne 8 ndeshje: CMENDURI!

Por, Manchester City mbyll “setin” ndaj United duke i dhene keshtu edhe Phil Foden qe te realizoje hat-trickun e tij personal te pare ne derbin e Manchester United dhe te parin ne Premier League ne karriere… Tifozeria e Manchester United largohet nga stadiumi dhe pamjet nga jashte nuk genjejne.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit