6 ndeshje radhazi pa luajtur fare, Kjaer i dërgon mesazh të qartë trajnerit Pioli: Kjo situatë po më lodh…

24 Mars 2023
9:00
Alfred Lleshi
back button

Në “San Siro” ai kishte qenë një nga më të mirët në fushë, duke dhënë kontribut të madh në mbajtjen e portës së Maignan “të blinduar” dhe zmbrapsjen e sulmit të Tottenham. Në mënyrë paradoksale që nga 14 shkurti, Simon Kjaer nuk ka pasur asnjë minutë aktivizim me kuqezinjtë.

Qendërmbrojtësi danez ishte në stol në ndeshjen e kthimit që sanksionoi kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, si dhe në pesë ndeshjet e fundit të Serie A kundër Monza, Atalanta, Fiorentina, Salernitana dhe Udinese, në të cilat u morën shtatë pikë.

Shumë pak për një lojtar që nga ana tjetër priste një trajtim ndryshe, i përforcuar nga një gjendje fizike të kthyer në nivelet e së shkuarës. Për mikrofonat e ‘DR’, Kjaer shprehu pakënaqësinë e tij me një situatë të komplikuar personale:

“Ndonjëherë shkon sipas dëshirës, ​​ndonjëherë jo. Në fund, është trajneri ai që vendos. Ndeshja kundër Tottenhamit ishte ndoshta më e mira e imja që nga lëndimi, ndaj fakti që nuk kam luajtur që atëherë më ka lodhur”.

Gjithçka, pavarësisht një forme të mirë, siç nuk ka ndodhur që nga kohra të lashta: “Kam pak më shumë se dy muaj që stërvitem pa ndërprerje, çka nuk e kam bërë për tetë vite. Kështu, situata ime nuk ka të bëjë pak me të, unë jam në top-formë”.

Për danezin, uria e të luajturit është ende e njëjtë si dikur: “Nëse nuk luaj, do të jem i zhgënjyer. Kështu ndihem tani te Milani, kështu jam ndjerë edhe në moshën 21 vjeç, kur isha më i ri. Unë kam ende të njëjtën uri dhe energji për të luajtur futboll. Dua të vazhdoj të jem një top-lojtar përsëri”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit