“60 milionë euro për mua?”, ylli i Premier League: Asnjë lojtar nuk vlen kaq shumë

29 Shtator 2022
14:00
Denis Hakanaj
back button

Ylli i Everton, Anthony Gordon thotë se ai injoron paratë e çmendura që ofrohen për të. Chelsea i janë refuzuar disa oferta për yllin e Anglisë U-21 këtë verë me Everton-in që nuk ishte i gatshëm ta shiste lojtarin më të çmuar të ekipit.

Oferta e Bluve erdhi gjatë verës kur londinezët shpenzuan 62 milionë sterlina për Marc Cucurella nga Brighton dhe 70 milionë sterlina për Wesley Fofana nga Leicester.

Ndërsa shoku i skuadrës i Gordon-it, Young Lion Morgan Gibbs-White u largua nga Wolves për te Nottingham Forest në një marrëveshje prej 42.5 milionë sterlinash.

Vetë Gordon vlerësohet rreth 60-70 milionë sterlina, por kurrë nuk do të shikohej në pasqyrë dhe do të besonte me arrogancë se ia vlente një shumë kaq të madhe.

Talenti 21-vjeçar tha: “Në momentin që mendon se vlen aq, ka vetëm një rrugë që mund të ndjekësh. Duhet përulësi. Duhet të përqendroheni tek e tashmja dhe të mos mendojmë për të nesërmen.

“Këto janë shifrat në futbollin e sotëm. Është absolutisht një çmenduri. Personalisht, nuk mendoj se asnjë lojtar ia vlen atë shumë parash, por gjithashtu nuk do ta ul veten time. Nuk mendoj shumë për këtë sepse unë mund të kontrolloj vetëm atë që mund të kontrolloj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit