7 gola, autogola dhe gafa: “tradhtari” i dhuron fiton e çmendur Lazio-s në minutën  e fundit (Pamjet)

30 Prill 2022
22:42
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në 3-4 ndeshja e javës së 35-të të Serisë A e luajtur mbrëmjen e sotme mes Spezia-s dhe Lazio-s në stadiumin Alberto Picco.

Ka qenë skuadra e Rey Manaj që ka kaluar në avantazh në minutën e 9-të me një gol të çuditshëm të Amian, i cili ka përfituar nga një ngurrim i mbrojtjes mike dhe Strakoshës.

Kundërpërgjigjja e bardhekaltërve ka ardhur në minutën e 34-t me një penallti të Immobile, por vendasit janë kthyer në avantazh brenda një minute me Agudelo-n, i cili ka përfituar nga një gafë e mbrojtjes.

SPEZIA-LAZIO VIDEOT E GOLAVE

Në fundin e pjesës së parë, Spezia ka shënuar edhe golin e tretë, por që është anuluar nga VAR për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Pjesa e dytë ka filluar me një autogol. Provedel ka devijuar topin ne portën e tij dhe ka kthyer rezultatin në barazim. Megjithatë, edhe këtë herë festa e miqve ka zgjatur pak.

Skuadra e Motta-s, në fakt, është kthyer në avantazh në minutën e 56-të falë një goditje me kokëk të Hristov, i cili është lënë i lirë nga mbrojtja bardhekaltër.

Lacialët nuk janë demoralizuar dhe kanë arritur të gjejnë golin e barazimit në minutën e 68-të me Sergej Milinkovic-Savic, gol që është konfirmuar pas ndërhyrjes së VAR për shkak se kishte dyshime se mund të kishte patur një prekje të topit me dorë.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej barazim, ka ardhur goli i Acerbi-t në fundin e kohës së rregullt që i ka dhuruar fitoren e çmendur 4-3. Pikërisht mbrojtësi që u sulmua ashpër nga tifozët në rrjetet sociale për buzëqeshjen e tij në ndeshjen e humbur kundër Milan-it, ka qenë heroi i skuadrës së Sarri-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit