7 milionë shikime, reagimi i këtij polici në një sherr me 30 lojtarë është epik (VIDEO)

6 Gusht 2019
12:29
back button

“Kur ke edhe një minutë për të mbyllur turnin e punës”, ky është titulli që i kanë vënë një video që ka marrë përmasa të mëdha në Twitter, ku mbi 7 milionë herë është parë vetëm në një llogari, pa numëruar videot e tjera, me miliona shikime të tjera.

Bëhet fjalë për një ndeshje bejsbolli në Amerikë, luaj Reds dhe Pirates dhe një lojtar nis një sherr të fuqishëm, ku përfshihen 30 lojtarë nga të dyja skuadra.

Grushtet dhe shqelmat fluturojnë, mirëpo për një polic kjo nuk përbën interes. Kamerat kanë kapur momentin kur polici thjesht iu kthen shpinën lojtarëve që po rrihen dhe krijon një perimetër rreth tyre, sikur do të thotë që: shijoni pamjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit