7 vite te Milani dhe 2 trofe! Largohet blerja e fundit e epokës “Berlusconi”. Tani më i paguari bëhet Theo

1 Korrik 2022
17:05
Telesport
back button

Milani ka përshëndetur sot Alessio Romagnolin dhe Franck Kessie. Si mbrojtësi, ashtu edhe mesfushori, kanë mbaruar kontratat me kuqezinjtë dhe ato nuk janë rinovuar. Në fakt, është edhe Ibra nga sot pa kontratë, por suedezi me shumë mundësi do të vazhdojë.

Situata e lidhur me të është me një bonus kontratë “urë” deri në janar me 100 mijë euro, ndërsa më pas do të fitonte sipas paraqitejve dhe golave. Në fakt, Zlatan do të kryejë të gjithë procesin e rehabilitimit në Milanello për t’u kthyer në vitin 2023, ndoshta mbase edhe që në dhjetor për të qenë gati për miqësoret që do të mbajnë në formë ekipet pa aktivitet pasi nis Botërori…

30 Qershori është gjithmonë një ditë reflektimi për botën e futbollit pasi është fundi zyrtar i sezoneve. Behet nje bilanc, reflektohet, shikojmë atë që është bërë dhe mendohet për atë që duhet – ose mund – të bëhet në të ardhmen.

Ky 30 qershor ishtë shumë i veçantë për Milanin. Pikërisht një vit më parë i thamë lamtumirën Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu, ndërsa tani Franck Kessie dhe mbi të gjitha kapitenin Alessio Romagnoli. Duke lënë mënjanë çështjet që kanë të bëjnë me drejtimin, le të ndalemi te mbrojtësi i lindur në vitin 1995.

Romagnoli mbërrin te Milan më 11 gusht 2015, në moshën 20-vjeçare. Roma, pas skadimit të huazimit te Sampdoria, ia shet atë kuqezinjve për një shumë të barabartë me 25 milionë euro. Te Djalli gjen Sinisa Mihajlovic, i sapoardhur në stolin e Milanit dhe trajnerin e tij te Sampdoria sezonin e kaluar.

Romagnoli u imponua menjëherë si titullar. Në ato vite Milani ishte një ekip mjaft mediokër dhe nuk ishte aq e vështirë për të që të vendosej. Numri 13 i kuqezinjve mban vendin e fillimit edhe me trajnerët e mëposhtëm (Cristian Brocchi, Vincenzo Montella, Gennaro Gattuso dhe Marco Giampaolo) duke e humbur atë pjesërisht vetëm me Stefano Pioli, atëherë kur u ngrit shiriti dhe Milani u rikthye te titulli.

Në verën e vitit 2018, pas lamtumirës së Leonardo Bonuccit, Romagnoli bëhet kapiten i Milanit, duke nderuar shiritin e krahut për 4 sezone. Ardhja e Fikayo Tomorit në janar 2021 dhe shpërthimi i Pierre Kalulu këtë sezon e kanë zbritur klasën e 1995 në një rol dytësor.

Të gjitha deri në skadimin natyral të kontratës së planifikuar dje dhe nga sot eshte i lire. Kështu Romagnoli largohet nga Milani pas 7 sezonesh (247 paraqitje gjithsej dhe 10 gola) dhe 2 trofe të fituar (Superkupa e Italisë në 2016 dhe Scudetto këtë vit).

Në të ardhmen e tij, me siguri do të jetë Lazio, një skuadër të cilën e ka mbështetur që fëmijë.Tashmë Davide Calabria do të kujdeset për vendosjen e shiritit dhe zevendes do te jete Theo Hernandez.

Me skadimin e kontrates se Romagnolit, qe fitonte gati 5 mln euro ne sezon, dhe pasi Ibrahimovic gjithashtu do te beje nje kontrate shume te ulet simbolike te re, sot me i paguari te Milani eshte Theo Hernandez me 4.5 mln euro ne sezon! E te mendosh qe ate rroge ne klubet “top” ne Europe e japin per nje rezerve…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit