70 milionë euro për një 19-vjeçar dhe Liverpool del blof

19 Janar 2019
15:40
back button

Liverpool po punon fort këto ditë merkatoje për rinovimin e lojtarëve dhe pothuajse të gjithë lojtarët që konsiderohen bazë në projektin e klubit kanë kontrata afatgjata ose sapo kanë rinovuar. Gjithsesi Jurgen Klopp nuk i largon sytë nga talentet e rinj që janë në skuadra më pak të njohur.

Mësohet se Klopp dhe drejtuesit e “Reds” kanë paraqitur një ofertë prej 70 milionë euro te Benfica për të marrë talentin Joao Felix, por kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga presidenti Luis Felipe Vieira, sepse për të është shumë e ulët. Lojtari sapo ka rinovuar kontratën për 5 vitet e ardhshme dhe klauzola e largimit të tij është 120 milionë euro.

Mesfushori me tipare sulmuese është vetëm 19 vjeç dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Evropë. Ndër më të interesuarit për të është PSG, Manchester City, Barcelona dhe Monaco.

Felix ka zhvilluar 10 ndeshje këtë sezon me Benfican, 5 prej të cilave si titullar dhe ka arritur të shënojë 4 gola. Për të është rezervuar edhe një ftesë në kombëtaren e Portugalisë nga trajneri Fernando Santos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit