70 mln euro për një mbrojtës të majtë, Real Madrid nuk ka më durim! Gjen yllin perfekt

15 Prill 2025
18:22
Telesport
back button

Real Madrid nuk ka më nevojë për ndërhyrje në sulm, por në mbrojtje. I gjithë reparti defensiv i Los Blancos duhet të ndryshojë dhe Florentino Perez po merr masat për këtë.

Pas Alexander-Arnold në krahun e djathtë, radhën e ka krahu i majtë i mbrojtjes. Anësori Alphonso Davies ishte prioritet i madrilenëve, por në fund ai rinovoi me Bayern dhe kjo i la një shije të hidhur Perezit.

Los Blancos tani po ndjekin një tjetër mbrojtës të majtë. Bëhet fjalë për Nuno Mendes, i cili këtë sezon ka shkëlqyer me PSG.

Perez ka kontakte të rregullta dhe miqësi të hershme me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes. Parisienët do të kërkonin 70 mln euro për shërbimet e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit