70-vjeçari Ranieri synon rekordin e Hodgson: Unë jam ende shumë i ri…

14 Tetor 2021
11:22
Alfred Lleshi
back button

Ajo që po vjen do të jetë një fundjavë speciale për Claudio Ranieri, i cili pas pak më shumë se 2 vitesh do të kthehet në Premier League, në krye të Watford, pasi u emërua trajner në atë klub. Një kampionat që e pa atë të triumfojë në vitin 2016, kur e çoi Leicester drejt lavdisë, në një nga përrallat më të bukura të futbollit modern.

Do të jetë përvoja e tij e katërt në Premier League, pas atyre në stolat e Chelsea, e para e tij (2000-2004), Leicester, siç u përmend (2015-2017) dhe Fulham (nga nëntori 2018 deri në shkurt 2019). Dhe, mbi të gjitha, janë vetëm disa vite nga një rekord që i përket një prej kolonave të futbollit anglez: “Pse jo? Unë jam aq i ri! Nuk e ndiej moshën që kam.”

Ranieri do të mbushë 70 vjeç brenda pak ditësh. Qëllimi, siç thotë për mikrofonat e BBC, është të mposhtë rekordin e jetëgjatësisë së Roy Hodgson në stolat e Premier League, i cili drejtoi Crystal Palace deri në qershorin e kaluar, para se të tërhiqej në moshën 74-vjeçare. “Futbolli është jeta ime dhe nëse ndihem mirë, nëse ndiej emocion, nëse ndiej se kam energji të mjaftueshme për t’iu dhënë lojtarëve të mi, dua të vazhdoj”, – pohon Ranieri.

Në dy përvojat e fundit angleze, Ranieri u shkarkua te Leicester dhe Fulham. Tani ai merr drejtimin e Watford pas shkarkimit të Xisco Munoz. Trend, ai i ndryshimit në stol, jo shumë kohë më parë jo i zakonshëm në Angli. “Në Itali, ndryshimi i trajnerëve shpesh është normal, vetëm në Angli nuk konsiderohej kështu. Sidoqoftë, edhe këtu klubet kanë ndryshuar në raport me trajnerët, nuk presin shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit