74 hektarë tokë për 17 fusha, PSG merr lejen për projektin gjigant (VIDEO)

17 Korrik 2019
12:35
back button

Paris Saint-Germain bëri me dije se projekti për ndërtimin e një kompleksi fushash dhe ndërtesash për klubin, pranë stadiumit “Parc des Princes” është miratuar nga autoritet e mjedisit dhe iu kanë dhënë lejen e ndërtimit.

Bëhet fjalë për një projekt gjigant në zemër të Parisit, ku 74 hektarë tokë do të zërë klubi me pronarë nga Katari dhe do të ndërtojnë 17 terrene sportive, duke përfshirë fusha për stërvitje, një stadium me 3 mijë ulëse, 4 mijë metra katrorë do të jetë vetëm për hendboll.

Brenda këtij kompleksi do të jetë edhe selia e re e klubit, ku përveç ambienteve për zyrtarët do të ketë edhe ndërtesa të tjera për akomodimin e 180 futbollistëve të rinj, nga mosha 13-19 vjeç.

Ky projekt është prezantuar që në shtator 2018 dhe vetëm sot doli leja për fillimin e punës. Klubi parisien bëri me dije se punimet për rikonstruktimin e disa ambienteve do të fillojnë në shtator të këtij viti, ndërsa i gjithë projekti parashikohet të përfundojë verën e vitit 2022.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit