8 milionë euro në sezon, vjen super oferta që bën Milan-in të dridhet

22 Korrik 2021
13:53
Denis Hakanaj
back button

Në ditët e ardhshme është parashikuar një takim mes Milan-it dhe menaxherit të Franck Kessie për të folur në lidhje me rinovimin e kontratës së lojtarit, që skadon në 2022-shin.

Teksa mesfushori është në Lojërat Olimpike me kombëtaren e tij, në Milano vendoset e ardhmja e tij.

Liverpool dhe klube të tjerë të mëdha po e ndjekin me kujdes situatës. Sipas Sport Mediaset, Të Kuqtë i kanë ofruar futbollistëve 8 milionë euro në sezon.

Kessie i ka kërkuar 6 milionë euro në sezon Milan-it dhe kuqezinjtë janë gati t’ia plotësojnë dëshirën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit