8 mln euro ndajnë Barcelona-n nga Lewandowski!

22 Maj 2022
15:40
Telesport
back button

Është folur për javë të tëra tashmë, Barcelona është e prirur të mbyllë një marrëveshje me sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski. Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, megjithatë, ka dyshime për këtë. 59-vjeçari beson se klubi katalanas nuk mund ta përballojë atë.

Kontrata e polakut me klubin bavarez do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, por lojtari, pas ndeshjes kundër Wolfsburgut, zbuloi se tashmë i ka thënë kampionëve gjermanë se nuk do të rinovojë:

“Mund të konfirmoj se kam folur me Hasan Salihamixhiqin dhe ta kisha informuar se vendimi im është marrë dhe se nuk do të vazhdoj kontratën time me Bayernin. Ka shumë mundësi që kjo të jetë ndeshja ime e fundit me Bayernin.

Nuk mund të them 100%. Ne duam të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe për klubin”. Prandaj, 33-vjeçari mund të largohet nga Allianz Arena që në fillim të kësaj vere. Barcelona nuk heq dorë nga Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ka vendosur të largohet nga Bayerni pas 8 viteve plot gola, rekorde e trofe në Bavari me rekordmenët e futbollit gjerman.

Dëshira e 33-vjeçarit, i cili ka edhe një vit kontratë me Bayernin, është të vijojë karrierën me ekipin e Xavit në “Camp Nou”. Bild raporton se klubi katalanas ka ofruar 32 milionë euro për kartonin e Lewandowskit.

Përgjigja e drejtuesve të kampionëve të Bundesligës ka qenë negative. Për të lënë të lirë yllin e skuadrës, klubi gjerman kërkon minimalisht 40 milionë euro. Barcelona duhet të rrisë ofertën e saj, të paktën edhe me 8 milionë euro të tjerë. Telenovela vazhdon dhe në Spanjë janë optimistë në gjetjen e marrëveshjes finales, pavarësisht rezistencës së Bayernit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit