80 mln euro në tavolinë, Reali merr përgjigje për yllin e Bundesligës

5 Qershor 2020
21:08
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi është në garë së bashku me Manchester United, PSG, Barcelonën dhe Juventusin për mesfushorin e talentuar të Bundesligës, Kai Havertz. 20-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon, ndërsa Bayer Leverkusen nuk ka ndërmend që ta humbë për pak para.

“Aspirinat” kanë marrë ofertën e parë nga Reali prej 80 milionë eurosh. Një shifër e majme kur mendon se tregu është varfëruar pas krizës së COVID-19, por përgjigjja ka qenë e shpejtë nga ana e gjermanëve shkruan Bild.

Leverkuseni ka refuzuar, pasi nuk e mendon shitjen  e Havertz pa një shifër prej 100 milionë eurosh e sipër. Gjermanët duan të shfrytëzojnë momentin dhe të përfitojnë shumë nga shitja e lojtarit të tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit