“800 milionë kundër 2000 milionë”, Magath zbulon problemin e madh të Bundesliga-s

3 Maj 2021
11:56
Denis Hakanaj
back button

Lajmi për kalimin e Julian Nagelsmann në drejtim të Bayern Munich nuk është pritur aspak mirë në Gjermani. Bavarezët blejnë futbollistë nga skuadrat e tjera të mëdha të kampionatit dhe tani u marrin edhe trajnerët rivalëve.

Tifozët në Gjermani nuk janë aspak të kënaqur dhe besojnë se këto lëvizje vrasin rivalitetin në Bundesliga. I këtij mendimi është edhe Felix Magath, ish-trajner i bavarezëve, i cili beson se donimin i Bayern-it do të vazhdojë.

“Ka qenë kështu për nëntë vite. Dhe gjërat nuk do të ndryshojnë as vitin e ardhshëm”, ka thënë Magath për T-Online. “Si njeri i interesuar për futbollin, do të më pëlqente që të kishte pak rivalitet. Por e kam parë shumë rrallë një gjë të tillë në Bundesliga”.

“Nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me ndryshimin e trajnerit të Bayern-t, problemi është se nuk bëhet asgjë për të krijuar një konkurrencë të vërtetë. Varet edhe nga mënyra si ndahen të ardhurat nga shitja e të drejtave televizive”, ka shtuar Magath.

“Secili ka interesat e veta, por edhe këtu nuk është vetëm çështje konkurrence. Nëse një klub fiton 800 milionë euro dhe një tjetër vetëm 200 milionë, cili mendoni se do të jetë më i fortë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit