82 milionë euro, PSG “i vjedh” objektivin City-t

21 Shtator 2020
20:33
Denis Hakanaj
back button

“PSG ka kaluar Manchester City-n në garën për Kalidou Koulibaly: Napoli do të marrë 75 milionë sterlina (81.7 euro)”.

Sipas Telegraph, marrëveshja është shumë afër, me ofertën që kalon për pak 80 milionë eurot e kërkuara nga presidenti De Laurentiis.

Lajmi që po qarkullon në Angli është në kundërshtim me deklaratat e bëra nga ish-menaxheri i mbrojtësi franko-senegalez Bruno Satin për Radio Kiss Kiss:

“Kalidou ndihet mirë në Napoli dhe do të japë maksimumin derisa të jetë te Napoli”, ka thënë ai.

“Nuk u besoj zërave për  PSG-në. Ka shumë mbrojtës në ekip dhe klubi francez nuk ka shumë mundësi ekonomike”.

“Nuk besoj se mund të shpenzojë më shumë se 30 milionë euro për një operacion të tillë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit