Kërcënuan për bojkot, Vllaznia vendos për kampionatin

2 Qershor 2020
18:21
Eraldo Harlicaj
back button

Kërcënimet e futbollistëve të Vllaznisë ndaj klubit duket se janë ndaluar. Kuqeblutë kanë gjetur më në fund akordin me drejtuesit dhe nuk do të bojkotojnë ndeshjen e radhës kundër Flamurtarit në Vlorë.

Vllaznia ka njoftuar përmes faqes zyrtare të klubit se futbollistët janë nisur dhe do të jenë të gatshëm për sfidën e nesërme. Shkodranët i janë përmbajtur të gjitha rregullave sipas protokollit të vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Njoftimi – “Pak minuta më parë ekipi i Vllaznisë është nisur drejt Vlorës, qytet ku do të luajë pasditen e së mërkurës ndeshjen e radhës për kampionat ndaj Flamurtarit. Të gjithë futbollistët dhe pjestarët e stafit teknik dhe atij mjekësor, të paisur me maska e doreza janë ngjitur në autobuzin e ekipit i cili ka qenë i paisur edhe me dezinfektuesit e duhur.

“Kësisoj Vllaznia duke zbatuar të gjitha rregullat e protokollit të hartuar nga FSHF dhe të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka vijuar rrugën drejt Vlorës për t’u bërë gati për takimin e rradhës për kampionat ku padiskutim që do të synojë fitoren”, – shkruhet në njoftimin e klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit