90 gola me Milanin dhe rekord në Serie A | Ibra: “Pas Piolit, rinovoj unë! Kur u ktheva te ky ekip e dija se…”

2 Dhjetor 2021
0:19
Telesport

Duke folur pas ndeshjes Genoa-Milan, Zlatan Ibrahimovic për Sky Sport komentoi suksesin por edhe foli mbi ekipin dhe veten…

Zlatan Ibrahimovic barazoi Silvio Piola si golashënuesi më i mirë në historinë e SerieA duke numëruar golat e shënuar pasi mbushi 38 vjeç (31 gola)..

“Unë argëtohem shumë. Sot ishte vendosur tashmë para ndeshjes se sa duhet të luaja dhe bëra më të mirën që munda. Këta djem më bëjnë të argëtohem dhe më bëjnë të ndihem i ri”.

Dy humbjet.

“Në dy ndeshjet e fundit bëmë gabime që na kushtuan rezultatin, kundërshtarët nuk ishin me të mirë, por gabuam ne. Kampionati është ende i gjatë, sot fituam dhe jemi kthyer lart”.

A mendoje se do ta ktheje Milanin në këto nivele.

“Po, kam imagjinuar ta kthej Milanin në këto nivele. Ky ishte vizioni dhe sfida ime kur nënshkrova. Nuk duhet të dorëzohemi dhe të mendojmë se është e mundur”.

Për rinovimin e Piolit.

“Tani duhet të rinovoj edhe unë (qesh). Nëse ai rinovon, unë rinovoj. Jam i lumtur për të që e meriton, po bën një punë të madhe dhe duhet të vazhdojë kështu. Rinovimi është i merituar”

Për tifozët që ëndërrojnë Scudetton.

“Jam i lumtur për tifozët, për shumë vite ata nuk kanë shijuar siç po shijojnë tani. Shpresoj se mund t’ua rikthejmë këtë lumturi tifozëve, por derisa të fitojme një trofe nuk kemi bërë asgjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit