90 milionëshi i Premier League: Jam gati të largohem tani

15 Tetor 2021
13:54
Denis Hakanaj
back button

Raheem Sterling, ylli i Manchester City-t, ka zbuluar se ka dëshirë të provojë një aventurë të re larg Anglisë.

“Kam menduar gjithmonë se herët ose vonë do të më kishte pëlqyer të luaja jashtë dhe të shikoja se si do të isha përballur me këtë sfidë të re”, ka thënë sulmuesi për Financial Times.

“Jam gati të largohem në këtë moment nëse do të krijohej një mundësi. Siç kam thënë gjithmonë, futbolli është gjëja më e rëndësishme për mua, ka sfida që i kam vënë vetes që në rini dhe ëndërroj që të luaj edhe jashtë Anglisë.

Vlera e yllit të Pep Guardiola në merkato është 90 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit