94 milionë euro, Liverpool një hap larg marrëveshjes rekord

20 Maj 2022
17:13
Denis Hakanaj

Liverpool-i po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm dhe është në lojë për t’u bërë skuadra e parë në historinë e futbollit anglez që mund t’i fitojë të katër kompetcionet në një sezon.

Të Kuqtë kanë fituar Kupën e Ligës dhe Kupën e Anglisë, dhe janë në lojë për të fituar kampionatin anglez dhe Champions League.

Titulli në Premier do të vendoset në javën e fundit, me City-n që kryeson me një pikë avantazh, ndërsa Championsi do të vendoset më 28 maj kundër Real Madrid.

Por një tjetër arritje e madhe për Liverpool-in mund të vijë jashtë fushës. Nuk bëhet fjalë për një goditje ne merkato, por për një marrëveshje sponsorizimi.

Në fakt, në fanellat e Të Kuqve shfaqet prej 12 vitesh logo e bankës Standard Chartered, që ka derdhur në arkat e klubit anglez 46 milionë euro në sezon.

Kontrata do të skadojë pas një viti dhe, sipas mediave të ndryshme angleze, Liverpool-i mund t’i dyfishojë të ardhurat falë një kompanie kriptovalute, që mund të paguajë 94 milionë euro.

Do të ishte një marrëveshje rekord, duke parë se do të kalohej shifra që Real Madrid merr nga Emirates, ose më saktë 70 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit