Felipe Melo denoncohet nga nëna e 15-vjeçarit, ia intimidoi të birin pse ishte tifoz me Botafogo

27 Shtator 2024
11:23
Alfred Lleshi
back button

Në moshën 41-vjeçare, Felipe Melo nuk dorëzohet, por ende luan për Fluminense, me të cilën fitoi “Copa Libertadores” sezonin e kaluar. Mesfushori sapo është kthyer nga një dëmtim i këmbës, që e mbajti jashtë fushave gjatë gjithë verës.

Ai ka luajtur 4 ndeshjet e fundit të kampionatit. Skuadra nga Rio de Zhaneiro po kalon një moment shumë të vështirë: pas 26 ndeshjesh, nga 38 të tilla të “Brasileirao”, është në vendin e tretë nga fundi në renditje, pikërisht në zonën e rënies nga kategoria.

Ndeshjen e fundit humbën në shtëpi ndaj kryesuesit Botafogo (1-0), një disfatë që djeg shumë, sepse erdhi vetëm në minutën e 95-të. Në këtë periudhë humori i Felipe Melos nuk është më i miri, këtë e dëshmon edhe një episod, i cili ka sjellë ankesën e nënës së një 15-vjeçari, i cili dyshohet se është “intimiduar” në rrugë nga lojtari.

Prandaj, gruaja denoncoi Felipe Melo se e kishte frikësuar djalin e saj adoleshent për një arsye vërtet të parëndësishme, domethënë pasi djali i kishte thënë futbollistit brazilian se ishte tifoz i Botafogo. Kjo është bërë e ditur nga Policia Civile e Rio de Zhaneiros, e cila në një shënim saktësoi se do të mbledhë deklaratat e personave të përfshirë dhe do të kryejë një hetim për zbardhjen e fakteve.

Në ankesë thuhet se Melo kishte sjellje agresive pasi i riu, një fqinj i tij adoleshent, rrëfeu se mbështeste Botafogo, rivalin krenar të qytetit të Fluminense. Episodi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, kur 15-vjeçari ka zbritur për të shëtitur qentë e tij dhe ka takuar Melo, i cili e ka pyetur se cilin ekip mbështet. Djali iu përgjigj se ishte tifoz i Botafogo dhe në atë moment, ​​sipas denoncimit, lojtari nuk e ka marrë keq dhe mbi të gjitha ka reaguar shumë keq.

“Djali im duhej të bënte disa hapa prapa, Melo duhej të mbahej nga një burrë tjetër, i cili kishte frikë nga agresioni fizik”, – tha Vanessa Cruz, nëna e të riut. Një rindërtim i fakteve të mohuara nga futbollisti brazilian, i cili në një deklaratë mohoi akuzat dhe njoftoi se do të marrë masa ligjore, pasi “faktet e rrëfyera nuk janë të vërteta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit