Manuela Arcuri dhe Francesco Totti kanë pasur një flirt në të kaluarën, në një periudhë kur asnjëri prej tyre nuk ishte ende i martuar. Pas divorcit nga Ilary Blasi, ish-futbollisti i famshëm është lidhur me Noemi Bocchi, ndërsa aktorja jeton e lumtur, që nga viti 2010 me sipërmarrësin Giovanni Di Gianfrancesco, me të cilin ka një djalë, Mattian.
“Mes meje dhe Tottit pati diçka, një puthje e vogël, shumë pak, – kujtoi Arcuri në një intervistë për “Oggi”. – Unë doja një histori me të, më pëlqente shumë. Totti ishte i dëshiruar nga shumë femra dhe nuk donte të angazhohej. E kuptoj, në fund të fundit. Diçka nuk funksionoi. Ishim shumë të rinj”.