Real Madrid ka marrë një vendim në lidhje me fituesin e Topit të Artë, Rodri, pasi mesfushori i Manchester City-tu shpreh i hapur për një transferim në Madrid.
Gjatë një interviste, lojtari spanjoll ka pranuar se nuk do të ishte kundër një transferimi në Santiago Bernabeu.
Përpara se mesfushori të fitonte Topin e Artë, Real Madrid ka qenë i interesuar për të siguruar shërbimet e tij, por duket se tani kanë ndryshuar mendje.
Sipas Marca-s, ylli i City-t nuk bën më pjesë në planet e Los Blancos për të ardhmen.
Arsyet janë dy: kostoja e lartë e operacionit dhe polemikat e krijuara për Topin e Artë të fituar nga Rodri, e konsideruar një vjedhje në dëm të Vinicius nga Real Madrid.