“Luis Enrique e mendon veten gjeni, por pa kampionë si Messi dhe Neymar është dështak”

29 Nëntor 2024
11:49
Alfred Lleshi
back button

Christophe Dugarry, ish-sulmuesi francez dhe kampion i botës më 1998, ka kritikuar ashpër Luis Enrique, trajnerin e PSG-së. Megjithëse skuadra pariziene po kryeson në Ligue 1, ajo rrezikon eliminimin e hershëm nga Champions League, duke grumbulluar vetëm 4 pikë në 5 ndeshje.

Pas humbjes kundër Bayern Munich, Dugarry ka fajësuar Enrique për taktikat e tij. Ai vuri në dukje vendimin për të luajtur me skemën 4-4-2, me 4 mesfushorë qendrorë dhe një sulm të papritur, të përbërë nga Barcola dhe Dembélé. Këtë qasje të trajnerit spanjoll, kampioni i botës më 1998 e cilësoi si të pakuptimtë.

Dugarry e krahasoi Luis Enrique me Van Gaal, duke thënë se të dy besojnë se janë gjeni, por pa lojtarë si Messi ose Neymar, tregohen të paaftë. Ai theksoi se asnjë trajner i PSG-së nuk ka pasur më shumë liri se Enrique, por rezultatet nuk përputhen me pritshmëritë.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit