“Do të kthehemi, jam i sigurt për këtë. Nuk e di kur, por kjo është e vërteta.” Pep Guardiola siguroi gazetarët e pranishëm në konferencën e sotme për shtyp se momenti i krizës në të cilin ka ngecur Manchester City i tij është vetëm një moment, i kushtëzuar nga disa lëndime dhe ngjarje të paparashikuara, por se nuk ka kuptim të ndalet gjithcka te mungesat apo të kapen pas justifikimeve. “Nuk mund te qajme cdo dite sepse na mungon Rodri…!”
Duhet një zgjidhje dhe trajneri i Qytetarëve ka kohë që po punon për të, që shumë përpara 5 debakleve radhazi dhe barazimit të fundit dramatik të pesuar me Feyenoord në Champions League (3-3 me permbysje nga 3-0).
Vetëkuptohet që përplasja direkte me liderët e Premier, Liverpool, behet vendimtare për t’i dhënë një shtysë luftës për titull. Ndërkohë, para gazetarëve, Guardiola mori pak kohë për t’u çliruar nga pesha e kritikave të egra që ka marrë ditët e fundit:
“Njerëzit pyesin veten: Pse nuk shkarkohet Pep? Per ate qe kam bërë në vitet e fundit, mendoj se kam një diferencë të caktuar… Cila skuadër në botë ruan të njëjtin nivel për 10 vjet si ne për kaq gjatë.”
Përsa i përket rinovimit të firmosur së fundmi, i cili do ta shohë në stol edhe për dy vite të tjera: “E desha këtë mundësi, këtë sfidë. Nuk dua të iki, dua të ndërtoj këtë ekip. Ditën qe prania ime nuk është me pozitive do të jem i pari që do të them lamtumirë. Por, deri atehere, do te mundoem te gjej një zgjidhje dhe po përpiqem çdo ditë”.