Luis Enrique: “Rrobat e pista lahen te dhomat e zhveshjes, nuk e prish paktin me futbollistët sepse doni ju. Nuk meritojmë renditjen që kemi, por…”

29 Nëntor 2024
19:25
Telesport
back button

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur për mediat në prag të ndeshjes që do t’i shohë parisienët përballë Nantes në javen e 14-të të Ligue 1. Trajneri asturian shmangi komentet për situatën e Kylian Mbappe, duke qenë se nuk është më pjesë e klubit kuqeblu, duke u fokusuar edhe në situatën e komplikuar në Champions League.

Fjalët e para te tij ishin keto: “Pavarësisht asaj që thonë dhe çfarë dëgjoni përreth, unë jam i kënaqur me ekipin. Jam pozitiv.” Së dyti, përpjekja e gazetarëve për ta sqaruar për çështjen Mbappe: “Sprovë e mirë (qesh).

Nëse Ligue 1 mund ta ndihmojë atë të përgatitet për Champions League dhe per te mberritur ndryshe ne 3 ndeshjet e fundit: “Pa asnjë dyshim. Çfarë ju bën të mendoni se Ligue 1 nuk ka nivel? Shikoni se ku janë Monaco, Brest dhe Lille në Ligën e Kampionëve.”

Gabimet e lojtarëve: “Mund te flisja per kete gje, por do të thyeja paktin me lojtarët. Rrobat e pista lahet në dhomat e zhveshjes, jo jashte atij ambjenti. Jam mjaft lejues, por objektivi që punoj eshtë shumë e qartë se nuk ka hapësirë ​​për negociata.”

Për rezultatet në Champions League: “Unë kam gjithmonë besim. Situata ne Champions League është krejtësisht i pamerituar. Ne meritojmë të kemi, të paktën, nëntë pikë. Por unë nuk fshihem pas kësaj. Ne duhet të përmirësojmë efektivitetin para porte.

Nëse Liga e Kampionëve mund të ndikojë në moralin e dhomës së zhveshjes: “Nuk lexoj shtypin, nuk e di per futbollistët. Është e qartë se gjithçka që thuhet përreth ndikon te ekipi dhe lojtarët. Sepse ne jemi njerëz! Është një situatë e ngjashme me vitin e kaluar, në të cilin ne ishim një nga katër skuadrat më të mira në Europë”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit