Totti “skanon” Serie A: “Inter, Napoli dhe Juve favoritet e titullit, por Atalanta ka një armë më shumë sivjet”

29 Nëntor 2024
19:34
Telesport
back button

I angazhuar në Dubai për finalet e EA7 World Legends Padel Tour, Francesco Totti foli në mikrofonat e Sky Sport, duke u ndalur në çështje të ndryshme aktuale të futbollit, duke filluar nga Roma e tij:

“Pak nga pak mendoj se do të rikuperojmë, dje bëmë një ndeshje e mirë në Londër, shpresoj se Roma e madhe që ne të gjithë presim mund të kthehet. Jam i lumtur që Ranieri është kthyer në Romë”.

Për rikthimin e tij të mundshëm në klub ai shtoi: “Është një pyetje që ata i bënë Ranierit dhe ai u përgjigj me qetësi. Ai do të jetë trajneri i ri i Romës vitin e ardhshëm, kështu që ai do të ketë fjalën për këtë çështje dhe do të vendosë se kë do të thërrasë dhe si ta menaxhojmë mirë situatën”.

Totti u ndal edhe te lufta për kampionatin: “Nuk e mendoja se do te kishte këtë konfuzion në pozicionet e para. Është bukur sepse ka konkurrencë, ka shumë skuadra që duan të fitojnë dhe shpresoj se mund të zgjasë deri në fund.

Atalanta mundet t’ia dale sivjet, për momentin ata janë një nga skuadrat që janë më mirë fizikisht, kampionati është ende i gjatë, edhe pse se mendoj se Interi, Napoli dhe Juve kanë diçka më shumë.”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit