A do ta drejtojë Bayernin? Wenger zbulon bisedën e plotë me Rummenigge

9 Nëntor 2019
9:48
Alfred Lleshi

Bayern Munich e mbylli epokën e Niko Kovac dhe po kërkon një trajner të ri. Ndër kandidatët kryesorë në radhë për këtë pozicion është Arsene Wenger, i cili ka zbuluar të gjithë sfondin e kontakteve që kishte me klubin gjigant gjerman. I intervistuar nga “BeIn Sports”, francezi zbuloi bisedën që pati me Rummenigge: “Është bukur që e kam mundësinë ta shpjegoj gjikthçka me detaje, gjithashtu sepse ka disa befasi. Së pari, unë nuk kam menaxher. Jam vetë i përfshirë në këtë histori. Askush nuk flet për mua. Emri im doli në qarkullim nuk e di se prej kujt, kur vetë nuk kisha lidhje me këtë histori. 

Rummenigge më telefonoi të mërkurën në mbrëmje, por nuk mund t’i përgjigjesha në atë moment. Më pas e telefonova vetë dhe ai ishte në makinë, duke shkuar në stadium për ndeshjen kundër Olympiacos”. Vendimi u shty, por fjalët e Wenger nuk zbulojnë asnjë zgjedhje: “Ai më pyeti nëse jam i interesuar, sepse po kërkojnë trajner. Unë iu përgjigja se nuk kisha menduar për këtë dhe se do të më duhej kohë për këtë. Kështu, së bashku vendosëm të flasim përsëri javën tjetër, sepse unë jam në Doha deri të dielën. Për mua situata është e qartë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit