“A doni të qaj? Çfarë të bëj?”, – shpërthen trajneri i Leganes

21 Shkurt 2020
18:38
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Leganes, Javier Aguirre, ka marrë një goditje të fortë. Ekipi i tij humbi sulmuesin kryesor Youssef En-Nesyri që u ble nga Sevilla në janar dhe si të mos mjaftonte kjo, Barcelona “grabiti” Martin Braithwaite. Ky i fundit ishte lideri i skuadrës së teknikut Aguirre dhe tashmë Leganes ka marrë një goditje përfundimtare në luftën për mbijetesë. 

Numri një i stolit mundohet të bindë veten dhe skuadrën e tij se ende nuk ka mbaruar asgjë. “Çfarë doni të bëj? Çfarë? Të qaj? Nuk kemi luajtur sot… Ne do të luajmë 11 kundër 11 dhe kemi 26 lojtarë. Do të ishte mungesë respekti nëse them se ne jemi keq. 

“Lojtarët që kam janë shumë të mirë. Jemi dëmtuar, kjo është e vërtetë, por nëse shohim sezonin, në 12 ndeshjet e para kishim vetëm 1 fitore, ndërsa në 12 të dytat jemi përmirësuar. Kemi nevojë për pikë dhe këtë duam dhe ndaj Celta Vigos. Duam të fitojmë me 11 lojtarë në fushë, 7 në pankinë dhe të qëndrojmë në La Liga”, – tha Aguirre. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit