A doni të shihni Barcelonën e papërmbajtshme? Kluivert i rekomandon dy sulmues skuadrës katalanase

24 Mars 2023
9:15
Alfred Lleshi
back button

Patrick Kluivert, një ish-lojtar i Barcelonës, është ende shumë i vetëdijshëm për gjithçka që e rrethon klubin katalanas. Ai dha një intervistë për faqen e internetit “Barça Blaugranes”, në të cilën shqyrtoi çështje të ndryshme aktuale, duke shfrytëzuar rastin për të bërë disa rekomandime për ta forcuar skuadrën sezonin e ardhshëm.

Mungesa e një zëvendësuesi për Robert Lewandowski është ajo që e shqetëson më shumë Kluivert. Holandezi vuri në dukje emrat e portugezit Gonçalo Ramos, golashënuesi 21-vjeçar i Benfica, dhe Roberto Firmino, sulmuesim 31-vjeçar të Liverpool-it, si nënshkrime ideale për të pasur më shumë alternativa në repartin e përparmë. Sipas tij, sulmuesi polak nuk duhet të ketë aq shumë ngarkesë ndeshjesh si në sezonin aktual.

“Fair-play financiar është diçka që duhet ta marrësh parasysh, por kush është në listën time të dëshirave? Duhet të jetë patjetër një sulmues, sepse pas Lewandowskit duhet të kesh një zëvendësues të tij. Më pëlqen shumë Goncalo Ramos, ka bërë një punë shumë të mirë për kombëtaren e Portugalisë dhe gjithashtu te Benfica.

Mendoj se ai do të ishte një lojtar shumë interesant për Barcelonën. Pjesa tjetër e skuadrës është mirë, nëse të gjithë lojtarët aktualë qëndrojnë”, – tha Kluivert, duke vënë në dukje se Gonçalo Ramos dhe Roberto Firmino do t’i jepnin një hop në cilësi skuadrës katalanase.

Duhet mbajtur mend se Roberto Firmino e përfundon kontratën e tij me Liverpool-in në fund të sezonit dhe trajneri Jürgen Klopp konfirmoi se do të kërkojë një destinacion të ri sezonin e ardhshëm, kështu që do të jetë lojtar i lirë në verë. Pra mund të mbërrijë falas në “Camp Nou”, ndërsa në rastin e Gonçalo Ramos duhet paguar një transferim i rëndësishëm te Benfica, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2026 dhe vlerësohet 40 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit