A e telefonoi vërtet Ancelotti? Ja përgjigjja epike e Ibrahimovic (video)

22 Tetor 2019
13:38
Alfred Lleshi
back button

Ende nuk dihet nëse është bërë apo jo telefonata e famshme e Carlo Ancelotti në drejtim të Zlatan Ibrahimoviç. Trajneri i Napolit, pasi fitoi me Veronën, me pak ironi (por mbase edhe me një seriozitet minimal) tha se do ta telefononte suedezin, i cili kishte thënë fjalë të ëmbla për nënkampionët e Italisë. Pasi fitoi “play off”-in e MLS kundër Minesota, një gazetar amerikan e pyeti sulmuesin e LA Galaxy në lidhje me telefonatën e trajnerit të skuadrës napoletane.

Ibra u përgjigj… në stilin e plotë të tij: “Të gjithë më telefonojnë. E do edhe ti numrin tim? Kështu edhe ti mund të më telefonosh. Ok, u kry!” E ardhmja e kampionit suedez është ende e pasigurt. Shumë klube përfliten për të. Sigurisht, pasi ka zbuluar se të gjithë e quajnë Zlatan, tani do t’i takojë vetë të zgjedhë ekipin e tij të ri nga janari e tutje…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit