A e tradhëtoi Sarri Napolin? Ja si përgjigjet trajneri bardhezi!

20 Qershor 2019
11:24
Anton Cicani
back button

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur edhe në lidhje me largimin nga Napoli, zgjedhjen Chelsea dhe tani te bardhezinjtë, duke marrë emrin "tradhëtar" nga tifozët napoletanë… Shumë ish-futbollistë të tij kanë folur publikisht dhe kanë kritikuar këtë zgjedhje të Sarrit.

"Futbollisti që jeton në një ambjent e thotë edhe për të jetuar më mirë aty dhe për t'u përshtatur, kurse mesazhet private janë ndryshe… Nuk mund t'i zbuloj. Në Napoli, mënyra se si ika, ndodhi për një zgjedhje të huaj për respekt dhe nevoja për t'u kthyer në Itali ishte e madhe dhe më kërkoi një klub i madh që pranova".

"Në jetën time kam respektuar këdo! Për fanellat që kam përfaqësuar kam dhënë 110%, siç do të bëj edhe te Juventusi. Pastaj, nëse vlen ose jo, nuk kam se çfarë të bëj".

"Kam respektuar të gjithë në këtë histori".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit