A është infektuar Strakosha me Covid-19? Mjeku i Lazio tregon të vërtetën

27 Maj 2020
9:18
Alfred Lleshi

Deklaratat e ish-futbollistit Massimo Brambati, në një Instagram “live”, se “Strakosha është prekur nga Coronavirus, nuk është i dëmtuatr, ndaj nuk po stërvitet”, kanë shkaktuar shumë diskutime. Ky fakt është mohuar menjëherë nga vëllai i portierit shqiptar të Lazios. Dr.Ivo Pulcini, menaxheri shëndetësor i klubit bardhekaltër, gjithashtu, hedh dritë mbi këtë çështje:

“Strakosha është shëndoshë e mirë si të gjithë lojtarët e tjerë te Lazio. Nëse ka Covid-19? Nuk kam pse të betohem, por jap dorëheqjen menjëherë, nëse ai ka diçka të tillë. Lajmet e rreme nuk janë pjesë e njerëzve seriozë. Një person që thotë gjëra të caktuara, pa dokumentacion përkatës mjekësor, por i shpik ato… Më duket vërtet absurde”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit