A është Interi i lodhur? Bastoni: Jemi të stërvitur, energjitë i gjejmë brenda vetes…

26 Maj 2023
9:08
Alfred Lleshi
back button

Praktikisht nuk kishte as kohë për të festuar fitoren e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, sepse mendja e lojtarëve të Interit duhej të përqendrohej menjëherë te mbrëmja e së shtunës. Atalanta mbërrin në “San Siro” për ndeshjen e parafundit të Serie A, themelore në terma të kualifikimit europian, duke qenë se vendi i katërt matematikisht mbetet ende për t’u pushtuar.

Lojtarëve nga Bergamo do t’iu mjaftojë të mos humbasin për të siguruar Champions League e radhës. Nga ana tjetër, në gjysmën e dytë të finales së Kupës së Italisë, me vjollcët që sulmonin mbrojtjen e Interit, u ndezën disa këmbana alarmi mes tifozëve zikaltër: “Skuadra duket e lodhur”. Lehtësimi vjen nga Alessandro Bastoni: “A jemi të lodhur? Dhe çfarë duhet të bëjmë? Ne jemi të trajnuar për këtë, jemi profesionistë”.

Ndeshja e fundit në “Olimpico” ishte e 54-ta sezonale për Interin, në një fushatë që pati edhe Kupën e Botës në Katar në nëntor-dhjetor, ndaj është e kuptueshme që ka pak lodhje mes lojtarëve. Për shembull, Lautaro Martinez, i cili gjithashtu arriti fundin e Kupës së Botës dhe më pas fitoi me Argjentinën, është tashmë në kuotën e 64 ndeshjeve sezonale, shumë prej të cilave i ka luajtur pothuajse tërësisht.

Megjithatë, “apnea” kundër vjollcëve nuk ishte për shkak të rënies fizike, të paktën sipas Bastonit: “Stafi na ndihmoi të arrijmë në këtë pikë. Siç tha Handanovic, fitorja ndihmon për të racionalizuar forcat. Ne e dimë sa e rëndësishme është sfida e së shtunës dhe ajo e 10 qershorit. Energjitë i gjejmë te vetja”.

Është e qartë se synimi i Simone Inzaghit dhe Interit është mbyllja e kualifikimit në Chmapions të shtunën, në mënyrë që të mund ta menaxhojnë pa merak ndeshjen e fundit të ligës si mysafir ndaj Torinos.

Atalanta nuk është “kliente” e thjeshtë dhe do të luajë për gjithçka, ndaj nuk përjashtohet që Inzaghi të përballet me “granatat” me forca të plota, duke shtuar përpjekjet fizike para finales së Champions League ndaj Manchester City. Megjithatë, për ta thënë mendon Bastoni, do të mjaftonte mposhtja e Atalantës, pasi fitorja ndihmon për të fituar dhe eliminon lodhjen…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit