A jam i lumtur në Paris? Neymar na lë të gjithëve pa fjalë me përgjigjen

12 Dhjetor 2019
11:14
Alfred Lleshi
back button

Neymar dëshironte ta linte PSG për Barcelonën gjatë verës dhe pretendon se është thjesht i lumtur duke luajtur futboll, tani për tani, pa dhënë asnjë siguri për të ardhmen afatgjatë në Francë. Pasi dështoi me rikthimin në “Camp Nou”, 27-vjeçari është detyruar të luajë përsëri në “Parc des Princes”, edhe pse tifozët aty vazhdojnë ta vënë në dyshim angazhimin e tij për kauzën e klubit. Vetë braziliani insiston se është tërësisht i përqendruar te PSG, pa asnjë mendim largimi në kokë. Madje, është i vendosur të fitojë sa më shumë trofe në sezonin 2019-2020. Për “RMC Sport”, pasi ndihmoi në fitoren 5-0 ndaj Galatasaray në Champions, Neymar tha: “A jam i lumtur në Paris? Jam i lumtur, kur luaj futboll. Ajo që më pëlqen më së miri është të jem në fushë, pavarësisht se ku. Kur kam dy këmbët në rregull, një top dhe shokët e skuadrës, unë jam i lumtur”.

Neymar do të falej nga shumë prej kontestuesve të tij në Paris, nëse do të shijonte lavdinë europiane me PSG këtë sezon. Ai u ble në vitin 2017 me qëllimin për ta ndihmuar skuadrën dominuese në Ligue 1 për të pasur sukses edhe në skenën kontinentale. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani, me klubin parizien që nuk arriti ta kalojë raundin e 1/16 të Champions-it në tri edicione radhazi. Në këtë pikë, Neymar shtoi: “Është e rëndësishme për ne që të jemi akoma në garë, të mos kemi lëndime në shkurt, kur të fillojë raundi tjetër. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për mua. Personalisht nuk isha atje sezonin e kaluar. Duhet të mendojmë për tifozët dhe të bëjmë gjithçka mundemi për të qenë në maksimum”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit